BE nënshkroi një marrëveshje “historike” për të integruar 23 ushtritë për të zbutur vartësinë e saj nga SHBA

U deshën 70 vjet, por Bashkimi Evropian nënshkroi përfundimisht një pakt (13 nëntor) duke rënë dakord të integrojë financimin ushtarak, zhvillimin e armëve dhe vendosjen e mbrojtjes evropiane.

Akuzat e shpeshta të presidentit amerikan Donald Trump se vendet e BE nuk paguajnë mjaftueshëm në NATO ka qenë një katalizator për ata që ecin përpara me një plan të unifikuar për bashkëpunimin ushtarak. Tjetra është se ajo mund të zvogëlojë ligjërisht varësinë e bllokut nga mbështetja ushtarake amerikane.

Shefi i politikës së jashtme të BE Federica Mogherini, në lidhje me paktin që e quajti “historik” tha se  problemi i vërtetë nuk është se sa shpenzojmë, por është fakti që shpenzojmë në mënyrë të ndarë.”. Ajo tha gjithashtu se do të forcojë punën e NATO-së së udhëhequr nga SHBA-të.

Mbretëria e Bashkuar kishte kundërshtuar gjithmonë idenë e mbrojtjes së përbashkët të BE-së, duke pasur frikë nga një lloj “Ushtrie Evropiane” të madhe , por dalja e planifikuar e vendit nga blloku e ka hequr atë pengesë, duke hapur rrugë  23 vende të tjera të BE të ecnin përpara me këtë plan. Sapo të ndodhë Brexit, Britania e Madhe përsëri mund të përfshihet, por me një çmim.

Grupi do të ketë një fond evropian të mbrojtjes prej 5 miliardë euro (5.8 miliardë dollarë) për të blerë armë, një fond tjetër për operacione dhe gjithashtu do të marrë para nga buxheti i BE për kërkime. Në fund, kjo do të thotë se BE do të ketë forca më të mëdha ushtarake, më të forta dhe më të sinkronizuara, për t’iu përgjigjur krizave së bashku. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel e quajti atë një “moment historik në zhvillimin evropian”.

Bashkëzhvillimi i armëve mund të jetë një lajm i mirë për kompanitë evropiane të mbrojtjes. “Unë mendoj se është një gjë që mund të ndryshojë shumëçka“, tha Haman Buskhe, drejtori i kompanisë suedeze të mbrojtjes Saab për Wall Street Journal (paywall). “Kjo mund të zhvillojë produkte të reja dhe të ndihmojë në rritjen e efikasitetit në Evropë“.

Hapi i ardhshëm do të jetë që udhëheqësit e BE-së të nënshkruajnë marrëveshjen për detyrime ligjore në dhjetor/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu