Nëntë të akuzuar për sulmin e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ku mbetën të plagosur disa deputetë, mes tyre kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe ai i LSDM-së, Zoran Zaev, kanë pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria.
Siç njfton InfoShqip, 9 të akuzuarit janë dënuar vetëm me kusht.
Ata në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Shkupi, para gjykatësit shumica prej tyre thanë se janë gjendur aty në kohë të gabuar dhe në vend të gabuar.
Ndërkohë, para gjykatës janë mbledhur rreth 20 protestues të shoqatës “Tvrdokorni” të cilët protestojnë kundër arrestimit të huliganëve.
Të gjithë janë të akuzuar për “pjesëmarrje në turmë”.
Njëri nga të akuzuarit kishte veshur një fanele krahshkurtë me foton e ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov. /InfoShqip.com