Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka folur për Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania lidhur me mundësinë e nisjes së një rakete nga Irani drejt Ballkanit. Ai ka shpjeguar itinerarin që ndiqet në rast se një veprim i tillë ndodh.
“Nëse ngrihet një raketë nga Irani drejt Ballkanit pa një destinacion të qartë, qendra kryesore për interceptimin e saj në Ballkanin Perëndimor jugperëndimor është Rumania. Sa raketa ngrihet, Rumania jep sinjalin. Gjermania është koordinatore për vendosjen e sulmit, ndërsa Spanja monitoron situatën për Mesdheun. Aktivizohen bateritë kundra-balistike. Gjermania vendos se cila do të nisë raketat për të neutralizuar balistikën që po vjen dhe për të prishur skenarin e sulmit. Kjo është e gjitha. Ekziston një mbrojtje e jashtëzakonshme dhe të gjitha sistemet përditësohen vazhdimisht,” – tha Karamuço.










