Nëse Vjosa bëhet bashkë me Albinin, VV do të marrë deri në 65 % të votave

Zgjedhjet e javës së kaluar në Podujevë tregon shumë qartë për dëshpërimin e qytetarëve me partitë politike, që kanë qeverisur tash e 20 vjet në Kosovë, në këtë rast edhe në Podujevë.

Ky rezultat duhet lexuar si votë ndëshkimi. Nga ky ndëshkim kundër klasës politike në qeverisjen e tyre 20 vjeçare, përfiton më së shumti dhe ekskluzivisht Vetëvendosje.

Rritja e vazhdueshme e VV, vjen si pasojë e dëshpërimit të qytetareve me gjendjen aktuale në vendin tonë, me varfërinë, mungesën e perspektivës, eliminimin e shpresës së tyre.

Sa më gjatë që VV rri në opozitë, aq më shumë do të rritet ajo, andaj partitë politike, sidomos LDK si forca e vetme që mund të ngadalësoj rritjen e VV, duhet të fillojë reformat e brendshme.

Me kryesinë aktuale që ka LDK, futja në zgjedhje do të jetë vetëvrasje politike, por në rast se fillon reformat, dhe njerëz të rinj me ide dhe vizion marrin në dorë këtë parti, atëherë rritje do të ketë edhe LDK, që është aktualisht në rënie të lirë.

Në rast se LDK, nuk e shfrytëzon simpatinë e qytetarëve ndaj Vjosa Osmanit, dhe kjo e fundit vendos të futet në zgjedhje bashkë me Albin Kurtin, atëherë VV mund të marr mbi 60-65 % të votave, përkthyer kështu mbi 70 deputet.

Andaj, LDK duhet të zgjohet, pasi s’ka kush e ndal Albin Kurtin dhe VV të cilat sa më afër zgjedhjeve vetëm po rriten. Reformat e shpejta, për të ndaluar humbjen, kjo është kërkesë e qytetareve, të cilët duan gjak të ri në parti, jo njerëz që janë në pushtet që 20 vjet./Faton Mehmeti/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu