Nesër seancë e jashtëzakonshme në Kosovë, 26 deputetë firmosin kërkesën, do të votohet qeveria e re

Nesër me të gjitha gjasat Kosova do të jetë me qeveri të re. Në orën 11:00 do të fillojë seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë Hoti.

Tashmë kërkesa është depozituar në Kuvend nga 26 deputetë dhe pritet vetëm thirrja e seancës. 61 nënshkrime ka mbledhur i mandatuari për Kryeministër, Avdullah Hoti, bashkë me partinë e tij, LDK-në që të mërkurën synojnë të marrin besimin e deputetëve për ta drejtuar Qeverinë e re të vendit.

Klan Kosova ka siguruar ekskluzivisht listën me 61 nënshkrime, në të cilën mungon emri i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, po që figuron ai deputetes nga ky subjekt, Mirlinda Sopi.

Poashtu ndonëse sonte është thënë se Haxhi Shala i Nismas Social Demokrate është kundër Qeverisë së re ai është nënshkruar në listë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu