Netanyahu pas lirimit të pengjeve: Qeveria është e përkushtuar për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pas lirimit të 13 pengjeve nga Hamasi ka thënë se Izraeli është i përkushtuar deri në lirimin e të gjithë pengjeve.

“Dua të theksoj për të gjithë dhe për familjet e pengjeve dhe qytetarët e Izraelit se ne jemi të përkushtuar për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve. Ky është një nga qëllimet kryesore”, tha ai.

Gjithashtu kryeministri izraelit tha se pengjet i janë nënshtruar edhe një kontrolli mjekësor.

Nga ana tjetër, Benny Gantz, kreu i partisë opozitare të Unitetit Kombëtar, i cili iu bashkua këshillit të luftës të qeverisë, tha se lirimin e pengjeve është një detyrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu