Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar të dielën se banorët e Gazës po u luten izraelitëve dhe po ashtu botës që të çlirohen nga Hamasi.
Në një konferencë për media të dielën, pak para një takimi të OKB-së për Gazën, Netanyahu ka thënë se Hamasi është një “organizatë gjenocidale” dhe ka shtuar se asnjë komb nuk do të duronte të kishte një entitet “të përkushtuar ndaj shfarosjes së tij një gur larg kufirit të tij”.
“Qëllimi i Izraelit nuk është të pushtojë Gazën, por ta çlirojë atë. Lufta mund të përfundojë nëse Hamasi liron pengjet dhe pranon të ulë armët”, ka deklaruar ai.