Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ka ndërmend të shtyjë përpara planet për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar, në një veprim që mund të përfundojë mundësinë e një zgjidhjeje dy-shtetesh.
Netanyahu tha që Izraeli kishte një “mundësi historike” për të ribërë hartën e Lindjes së Mesme që nuk mund të mungonte dhe u tha mediave izraelite se do të fillojë në 1 korrik.
Netanyahu ka bërë fushatë në premtime për të shtrirë sovranitetin e Izraelit mbi vendbanimet hebraike në Luginën Jordan dhe zonat e tjera të Bregut Perëndimor të okupuar, të cilat konsiderohen të paligjshme nga Palestina dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare.
Në një takim të hënën, ai u tha anëtarëve të partisë së tij konservatore Likud se lëvizjet e tokës në territorin e okupuar ishin “mbase të parat me rëndësi në shumë aspekte”, për detyrat që do të ndërmerreshin nga qeveria që ai dhe Benny Gantz formuan në 17 maj.
Plani i Paqes i Lindjes së Mesme të zbuluar nga Presidenti amerikan Donald Trump janar i kaluar propozon vendosjen e 30 përqind të Bregut Perëndimor të okupuar nën kontrollin e Izraelit, ndërsa u jep palestinezëve autonomi të zgjeruar në pjesën tjetër të territorit.










