New York Post: Kim Jong un dyshohet se ka ndëruar jetë. Ja kush është gruaja që pritet ti marrë pushtetin (FOTO)

Në disa prej mediave më të mëdha në botë po qarkullojnë lajme se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong un mund të ketë vdekur.

Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga një rrjet televiziv nga Hong-Kongu dhe që po citohet nga New York Post, Daily Mail dhe media të tjera.

Ndërkaq, më herët një gazetë e njohur japoneze kishte shkruar se diktatori ndodhet në “gjendje vegjetative” pasi ai iu nënshtrua një operacioni në zemër në fillim të këtij muaji.

Zëvendës drejtori i një transmetuesi të Hong Kongut, HKSTV Hong Kong Satellite Television, një medie kjo e mbeshtetur nga Pekini, ka pretenduar se Kimi ka vdekur, duke cituar “një burim shumë të fortë”.

Motra e tij, Kim Yo-jong është ndër të vetmet politikane të vjetra që mund të jetë e gatshme dhe e duhura për të marrë pushtetin.

Po kush është motra e diktatorit, që shfaqet gjithnjë krah tij. Shihni disa prej fotove më pikante.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu