Neymar e ka me lojtarët e rinj të Parisit: Kur ne flasim ata duhet të dëgjojnë

Paris Saint Germain nuk ka mundur të fitojë Kupën e Francës, pasi është mposhtur në finale nga Rennes.

Kryeqytetasit ishin në epërsi 2-0 nga pjesa e parë, por në fund rezultati u barazua dhe Rennes arriti fitoren pas ekzekutimit të penalltive.

Futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar ka treguar zhgënjimin që ka pas ndeshjes për goal.com.

“Shoh lojtarët e rinj që kanë talent dhe nuk janë dështakë, por ata më shumë flasin se sa dëgjojnë”.

“Futbollistët e rinj duhet të mësojnë të dëgjojnë më shumë se sa të flasin. Kur një lojtar me përvojë flet, ata iu përgjigjën menjëherë, kur trajneri flet, ata i kthehen. Kështu një ekip nuk ecën përpara”, deklaroi Neymar.

Neymar thotë se kur ishte në moshë të re i ka dëgjuar bashkëlojtarët e tij më të vjetër dhe këshillon shokët e skuadrës që ta dëgjojnë atë dhe veteranët e ekipit.

“Ne kemi më shumë përvojë, kështu që ata duhet të na respektojnë, të na dëgjojnë më shumë. Unë kam vepruar kështu kur fillova të luaja, i dëgjoja më të vjetrit”.

“Duhet të sillemi si burra në dhomën e zhveshjes, duhet të jemi më të bashkuar”, përfundoi braziliani.

PSG këtë edicion ka arritur ta fitojë vetëm Ligue 1, duke dështuar në garat tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu