Neymar fëlliq keq Xherdan Shaqirin, ja pamjet që po ‘çmendin’ internetin

Neymar është padyshim një nga futbollistët në botë dhe këtë ai e tregon sa herë i jepet mundësia.

Mbrëmjen e djeshme, PSG mundi 2-1 Liverpoolin.

Bernat dhe Neymar, ishin autorët e golave për PSG-në në këtë fitore, ndërsa Milner, ishte golashënuesi i vetëm për Liverpoolin.

Megjithatë, pavarësisht spektakëlit gjatë 90 minutave, një moment gjatë ndeshjes po bën xhiron e internetit.

Është pikërisht një driblim fantastik i Neymar ndaj futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqirit.

Shaqiri u aktivizua nga trajneri Klopp në minutën e 77’-të të ndeshjes, por sapo hyri u përball me një turpërim nga ana e Neymarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu