Neymar thotë se Ronaldo është shkaktari për rritjen masive të ligës arabe

Neymar ishte ylli i radhës i madh që iu bashkua ligës së Arabisë Saudite.

Ai iu bashkua ekipit Al-Hilal për një marrëveshje super luksoze për të, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa, ylli brazilian në njq intervistë si lojtari më i ri i klubit arab e pranoi se ardhja e Ronaldos ndikoi që shumë yje tjerë të shkojnë në Arabinë Saudite.

“Besoj se Cristiano Ronaldo e filloi gjithë këtë. Të gjithë e quajtën të çmendur”, tha braziliani.

Kujtojmë se dhjetra yje botërorë të futbollit janë transferuar këtë merkato në klube të ndryshme të elitës së futbollit në Arabinë Saudite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu