Nga 15 deri në 500 €! MPB publikon gjobat, ja sa mund të dënoheni varësisht prej shkeljes

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar shumën e gjobave, varësisht prej shkeljeve që regjistron sistemi “Safe City”, përcjell TV21. Gjoba më e lartë është parashikuar të jetë 500 euro.

Njoftimi i MPB-së:

Shkeljet dhe sanksionet në kuadër të projektit “Safe City”

-Për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është 50km/h

• Deri 10 km/h- gjoba deri 15 euro

• Nga 10 deri 30 km/h- gjoba 50 euro

• Nga 30 deri 50 km/h – gjoba nga 300 dhe ndalesë për vozitje të automjetit nga 3 deri 12 muaj

-Për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimit

• Deri 30 km/h- gjoba deri 20 euro

• Nga 30 deri 50 km/h- gjoba deri 50 euro

• Nga 50 deri 70 km/h- gjoba 300 euro dhe ndalesë për drejtim të automjetit nga 3 deri 12 muaj

-Për kalim në semafor të kuq

• Gjobë deri 250 euro dhe ndalesë për drejtim të automjetit nga 3 deri 12 muaj

-Për parkim në vend të ndaluar

• Gjoba në shumë prej 25,40,150 dhe 180 euro, në varësi të shkeljes

-Për pjesëmarrje në trafik me veturë të paregjistruar

• Gjoba deri 500 euro
• Nëse nuk kanë kaluar 30 ditë nga skadimi i regjistrimit, gjoba është 100 euro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu