Nga 15 nëntori, pajisjet dimërore bëhen të detyrueshme në RMV

Nga data 15 nëntor 2025, të gjitha automjetet që qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore. Mosrespektimi i këtij rregulli sjell gjobë prej 45 eurosh dhe 25 pikë negative për shoferin.

Për automjetet deri në 3.5 ton kërkohen goma dimri me thellësi minimale 4 mm, ose goma verore me të njëjtën thellësi nëse posedohen zinxhirë bore të përshtatshëm. Automjetet mbi 3.5 ton dhe autobusët duhet të kenë goma dimri ose zinxhirë të përshtatshëm, përndryshe ndalohet qarkullimi në kushte dimërore.

Për veturat me lëvizje 4×4, kërkohen goma dimri në të katër rrotat me thellësi 6 mm, ose goma verore me zinxhirë bore — të paktën në boshtin e pasmë.

Gomat dimërore njihen nga shenjat “M+S” ose simboli i fjollës së dëborës mbi malin me tre maja. Vendosja e gomave me gozhdë mbetet e ndaluar.

MPB apelon që shoferët të kontrollojnë paraprakisht gomat dhe zinxhirët e tyre, për të siguruar qarkullim të sigurt dhe pa pengesa gjatë sezonit dimëror./TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu