Nga Ballkani te Real Madrid, sulmuesi hedh hapin e madh në karrierë

Nga gadishulli i Ballkanit te Real Madrid. Kjo pritet të jetë historia e sulmuesit kroat, Ante Budimir.

Sulmuesi 33-vjeçcar me shumë mundësi do të largohet nga Osasuna për të nisur një aventurë të re me “Los Blancos”.

Në Spanjë e bëjnë të kryer kalimin e kroatit te Real Madrid, me këta të fundit që e duan për sulmues zëvendësues.

Ndërkohë që “drita jeshile” është dhënë menjëherë nga Budimir, i cili e kishte ëndërruar një transferim të tillë.

Kujtojmë se 33-vjeçari e ka nisur karrierën në Ballkan, më saktë në Koraci me ekipin e Radnik.

Gjithashtu ka veshur fanellën e Gorica, LASK, Lokomotiva Zagreb, Inter Zapresic, Crotone, St.Pauli, Sampdoria dhe Mallorca.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu