Nga dita e hënë prap ndryshojnë çmimet e derivateve, ja si do të jenë?

Nga dita e hënë pritet që të ulen çmimet e derivateve në Maqedoni. Pas disa cikleve të rritjes së çmimit javën e ardhshme me gjasë komisioni rregullator do të përcaktojë çmime më të ulëta nga ato aktuale.

Lëvizja e çmimeve të naftës së pa përpunuar në berzat botërore tregon se dy javët e fundit nafta barel sillej prej 71 deri 73 dollarë për barel, që nënkupton çmim më të ulët se para dy javësh kur ishte 75.8 dollarë.

Në kushte të tilla nga e marta në mesnatë do të kemi çmime më të ulëta. Për momentin diseli është 64 denarë, eurosuper 72 përkatësisht 74 për litër. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu