Nga i urryer në futboll tani hero, njeriu që sjell vaksinën së shpejti

Zor se kishte njeri më të urryer në futbollin gjerman se Dietmar Hopp, 79-vjeçari që ka në pronësi klubin e Hoffenheim.

Ai doli kundër atij që njihet si rregulli 50 plus 1 në futbollin gjerman dhe mijëra tifozë të ekipeve më të mëdha e sulmonin nëpër stadiume me fyerje nga më të ndryshmet. Ky rregull synon të mbrojë ekipet nga aksionerët e jashtëm dhe u jep anëtarëve mundësinë që të kontrollojnë vendimmarrjen.

Por krejt papritur, Hopp, një njeri që ka mbi 5 miliardë euro pasuri, u kthye në hero. Madje në stadiume nisën të këndojnë emrin e tij deri para se të mbylleshin totalisht.

Arsyeja?

Hopp është pronari i kompanisë farmaceutike gjermane, CureVac. Ndoshta e keni dëgjuar këtë emër, pasi ajo mendohet se është kompania që është më pranë prodhimit të vaksinës kundër koronavirusit. Madje u tha se presidenti amerikan, Donald Trump kërkon ta blejë për 1 miliardë dollarë. Gjermanët e mohuan diçka të tillë.

Në një intervistë për FAZ, Hopp ka thënë se vaksina do jetë gati që në fillim të verës. Pas miratimit, ajo do të hidhet në treg në fillim të vjeshtës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu