Nga nesër fillon pagesa e ndihmës sociale

Nga nesër (5 janar) do të fillojë pagesa e ndihmës sociale për muajin dhjetor. Me qëllim të shmanget tubimi i qytetarëve para bankave, pagesa do të bëhet kryhet sipas alfabetit.

Nesër do të lëshohen ndihmat për ato që u fillojnë mbiemrat me shkronjat: A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, LL dhe L, ndërsa të premten më 8 janar do u lëshohen atyre që u fillon mbiemri me shkronjat: M, N, Nj, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh.

Qytetarët që kanë kartela mund t’i tërheqin paratë nga bankomati. Kërkohet që para bankave dhe në banka të mbahen maska dhe distanca prej dy metrave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu