‘Nga Qeveria e Shpresës’ në ‘Qeverinë më jetëshkurtër’, këto janë arsyet e prishjes së koalicionit VV-LDK

Qeveria Kurti, e formuar më 3 shkurt të këtij viti. Shumica parlamentare e Kuvendit të Kosovës e kishte votuar qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, partia e të cilit grumbulloi më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në tetor.

Me 66 vota për, asnjë kundër dhe 10 abstenime, nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi, Kurti zyrtarisht kishte marrur drejtimin e qeverisë së re në bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kjo festë e Vetëvendosjes e 6 tetorit të vitit të kaluar shpejt do të vyshkej. Për më pak se 50 ditë qeverisje Kurtin do ta rrëzonin nga pushteti. E për pak më shumë se 100 ditë ai do të detyrohej ta lëshonte zyrën e Kryeministrit.

Një shkëlqim dhe një rënie e shpejt. Me një premtim për kthim të shpejt, po ashtu.

Pak kohë kishte mbetur deri në votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit. Simpatizantë të ish-Kryeministrit Albin Kurtit kishin dalë për të bërë një ‘protestëz’. Ajo nuk do ta ndalte votimin. Votimin nuk e ndali as shtyrja e tyre me bërryla me Policinë.

Me 61 vota pro, Avdullah Hoti u zgjodh Kryeministër i Kosovës. As pranim-dorëzim posti nga Kurti dhe ministrat e Vetëvendosjes nuk do të kishte në ditët që pasuan. As fjalë urimi. Një peticion për të kërkuar zgjedhje të reja tashmë e ka nisur partia Vetëvendosje.

E, si erdhi puna që nga një propagandë për themelim të një Qeverie të Shpresës, bile atë edhe për dy mandate radhazi, Qeveria e Kurtit të përfundonte në qeverinë me jetë-shkurtër të vendit?

Çka e bëri Qeverinë Kurti që të mos funksiononte as normalisht, e lëre më si koalicion i shpresës, sipas Krasniqit?

Kjo ishte pikë-nisje kur Kurti tregoi hapur se nuk do të sillej me partnerët e republikës së vocërr të Kosovës, me vetëm 1.8 milionë banorë të regjistruar, e me pak më shumë se sa 10 mijë kilometra katrorë territor. Ai do të zgjidhte rrugën tjetër. Por, edhe përtej faktit që ai do të ndërtonte marrëdhënie të tensionuara me të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, Kurti e ka mohuar se është anti-amerikan, siç ia kanë përshkruar oponentët e tij politik.

Me gjithë britmat e tij se ai nuk ishte anti-amerikan, partneri i tij në Qeveri, LDK-ja e Isa Mustafës e bëri mocionin për rrëzimin e Qeverisë më së shumti për këtë gjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu