Nga Washingtoni në Bruksel: Vucic takohet me Lajcak dhe Palmer
Presidenti serb Aleksandar Vucic u takua sot me të Dërguarin Special të BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësuesin Special të Ballkanit Perëndimor, Matthew Palmer.
Tema e këtij takimi është dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.
Një takim midis presidentit serb, Vucic dhe kryetarit të Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, është caktuar për të dielën në mbrëmje.
Pas McAllister, Vucic do të vazhdojë bisedimet mbi rrugën e integrimit evropian të Serbisë me komisionerin e zgjerimit të BE Oliver Varheji të hënën në mëngjes.
BE njoftoi raundin e tretë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për të hënën, 7 shtator, ku do të takohen presidentit serb Vucic dhe kryeministri Hoti.
Bisedimet trepalëshe midis Presidentit Serb Aleksandar Vucic, Avdullah Hoti dhe ndërmjetësuesve të BE në dialog priten të ndodhin në Bruksel gjatë ditës së hënë.
Brukseli pret që tre kapituj të rinj do të hapen në takimin mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë të hënën.