Ngjarje e rëndë në Prishtinë, gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qese

Një foshnje e porsalindur pa shenja jete është gjetur brenda një qese sot në një deponi mbeturinash në Matiqan të Prishtinës.

Në lidhje me këtë ngjarje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se hetimet janë në proces dhe se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se sot është gjendur një foshnje pa shenja jete, si dhe Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me çështjen në fjalë”.

Ndërkaq, Telegrafi është munduar të marrë informacion edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu