Ngjela: Ka ministra që i kanë paguar atij që i ka emëruar 600 mijë deri në 1 mln euro në muaj

Avokati Spartak Ngjela bëri sonte në ABC një deklaratë të fortë ku tha se në vendin tonë ka ministra që i kanë paguar atij që i ka emëruar nga 600 mijë deri në një milion euro në muaj.

I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, avokat Ngjela u shpreh i bindur se ajo që deklaroi për ministrat është me fakte dhe se shqiptarët kanë për t’i dëgjuar.

Mes të tjerave avokati tha se në ministri ka kompani që janë klientele e qeverisë. Ngjela sqaroi se ky është kapitalizmi i kontrolluar për ta mjelë lopën. Cilën lopë? “Tregun shqiptar. Kjo ka asfiksuar konkurrencën ne treg”.

“Këtu keni ministra që kanë keni ministra që i kanë paguar atij që i ka emëruar edhe 600 mijë deri në një milion euro në muaj, janë fakte keni për t’i dëgjuar. Edhe një milion euro në muaj. Sepse në ministrinë e tij kanë drejtuar kompanitë klientelë e qeverisë. Kjo është gjendja sot në Shqipëri,

Ky është kapitalizmi i kontrolluar për ta mjelë lopën. Cilën lopë? Tregun shqiptar. Kjo ka asfiksuar konkurrencën ne treg” deklaroi mes të tjerave Spartak Ngjela në emisionin “Refleksione.”

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu