Ngrihet aktakuzë kundër nëntë ish-ministrave të Malit të Zi

Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) ka ngritur aktakuzë kundër nëntë zyrtarëve të ish-qeverisë për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare për ndarjen e banesave dhe kredive për banim si anëtarë të ish-qeverisë.

Mes të akuzuarëve është ish-kryeministri Dushko Markoviç, pesë deputetë Predrag Boshkoviç, Dragica Sekuliç dhe Suzana Pribiloviç nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe Ivan Brajoviç dhe Damir Shehoviç nga Social Demokratët. Për keqpërdorim detyre akuzohen edhe ish-ministrat Budimir Shegrt, Suad Numanoviç dhe Sanja Vllahoviç nga DPS-ja dhe Osman Nurkoviç nga Partia Boshnjake.

Ata akuzohen se kanë dëmtuar arkën e shtetit me 2.6 milionë euro, duke miratuar dhe dhënë kredi për përmirësimin e kushteve të banimit për 119 zyrtarë publikë dhe punonjës të organeve shtetërore dhe organeve të administratës shtetërore, nga 17.500 deri në 40.000 euro dhe kështu kanë përfituar, raporton vijesti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu