Ngrihet alarmi: “Kërkohet Egla, ka humbur kontaktet me familjen 1 milion lekë kush e gjen”

Anaid Kaloti,ish fitues i formatit të Big Brother dhe komentues i rregullt i BBVA, ka hedhur hije dyshimi në daljen e Eglës ditën e djeshme.

Ai ka postuar momentin kur Juli komunikon skualifikimin e Eglës dhe e krahason atë me Sarën ku kësaj të fundit iu tha je e “përjashtuar”.

Madje, ai ka arritur deri aty sa ka postuar një foto të ish-banores duke shkruar: “Gëzuar 1-prillin”.

Nuk ka ndalur këtu sepse më tej në Instastory ai shkruan: ”Ka humbur Egla, nuk është as në shtëpi, as ka folur me të ëmën, as e ka parë njeri në pallat, as me shoqen e ngushtë nuk ka folur. Kush ta shikojë të më shkruajë”.

Më pas, ai ka postuar një foto të Eglës që kërkohet dhe thotë: ”1 milion lekë të vjetra i jap të parit që më con një foto të Eglës në dorë ose me bankë si të dojë… (premtim publik)”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu