‘Nihani’ bëhet imazh i një brendi të njohur, zbuloni cili është ai (FOTO)

Aktorja e njohur turke Neslihan Atagul, e cila për ne njihet nga seriali “Dashuri e zezë” po vazhdon suksesin edhe jashtë aktrimit.

Në rrjetin social Instagram, ‘Nihan’ ka publikuar disa imazhe në të cilat shihet duke pozuar për PUMA, shkruan lajmi.net.

Aktorja është shfaqur ndryshe nga herat e tjera, pasi ne jemi mësuar ta shohim më elegane, kësaj radhe ajo pozoi me veshje sportive.

Ne e njohim ‘Nihanin’ si dashurinë e ‘Kemalit’, por Neslihan në jetën reale është martuar me Kadir Dogulun. /Lajmi.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu