Nikolloski: Pushteti po ikën nga zgjedhjet parlamentare

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në intervistë për “Pressing Tv” tha se qëndrimi i partisë së VMRO-DPMNE-së është që të fitojë në zgjedhjet presidenciale, i cili shpreson se me to do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai i bën thirrje pushtetit, gjegjësisht shumicës parlamentare që një ditë e më parët ta vendos në rend të ditës iniciativën e VMRO-DPMNE-së, në mënyrë që Kuvendi të sqarohet.

“Kryetari i Kuvendit ende nuk e ka vendosur në rend të ditës iniciativën, me çka kjo tregon se ata ikin prej zgjedhjeve, sepse nuk dëshirojnë të ballafaqohen me qytetarët në zgjedhje”, tha Nikolloski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu