Niset nga Kosova drejt Tiranës me motoçikletë, kosovari humb jetën në ‘Rrugën e Kombit’

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në “Rrugën e Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit, ku ka humbur jetën një i ri nga Kosova.

Sipas informacioneve të para, shtetasi që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen.

Përplasja ka qenë fatale dhe 33-vjeçari ka marrë plagë të rënda duke humbur jetën pa mbërritur në spital.

Mësohet se i riu nga Kosova po vinte në Tiranë, ndërsa policia nuk ka dhënë ende informacione mbi identitetin por po punon për zbardhjen e aksidentit. /Shekulli


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu