Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj, i ka kushtuar një letër shefit të tij, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë që një kohë.
Letra e plotë:
Miku im Ramush,
Kosova, për të cilën luftove me të madh e me të vogël e të cilën e gëzove aq pak, sot po i mbush nëntë vjet.
Në ceremoninë e shënimit të këtij përvjetori, ishin ata, të cilët nuk folën për ty! Nuk folën as për Jasharajt, as për t’tut, as për Zahirin, as për Edmondin…as për asnjërin prej jush! Sivjet, Isa ishte kalorsi i Pavarësisë! Edhe Bexheti ishte aty…
Ishte edhe Ed Rama që u tha në sy se “ky përvjetor ishte i mangët pa ty”!
U bë si urim i këtij përvjetori ajo deklarata jote, e thënë nga Franca, se “Askush nuk mund të luaj me Kosovën në Ballkan!
Nuk mund të thuhej më shqip, në këtë kohë kur Serbia po sulmon çdo vlere të Kosovës.
Vërtetë u bënë 40 ditë “jesir” për ty, por kurrë s’ka pasë më shumë Ramush në Kosovë e as Kosovë te ti!
Prandaj mos u vono se Kosova duhet shliruar prapë!