Një aktor “Hollywood-i” për të pajtuar Rusinë me Amerikën

Rusia ka caktuar aktorin amerikan Stiven Seagal si një të dërguar të posaçëm për të përmirësuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara. Seagal iu dha shtetësia ruse në vitin 2016 dhe ai e vlerësoi Presidentin Putin si një udhëheqës të madh botëror.

I lindur në SHBA, ylli i arteve marciale fitoi famë ndërkombëtare për rolet në vitet ’80 dhe ’90 tek “Under Siege”.

Ai është gjithashtu një nga yjet e Hollivudit të akuzuar nga disa gra për abuzime seksuale në vazhdën e fushatës #MeToo, të cilën ai e ka mohuar.

Ministria e Jashtme ruse bëri një njoftim në faqen zyrtare të Facebook, duke thënë se ky rol pa pagesë për Seagal është i ngjashme me atë të një ambasadori të vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara dhe Seagal do të promovojë marrëdhëniet SHBA-Rusi “në sferën humanitare”.

Ylli i “Flight of Fury”, i cili është ende i popullarizuar me audiencën ruse, ka mbrojtur kohët e fundit qeverinë ruse nga pretendimet se ajo ndërhyri në zgjedhjet e 2016-s në SHBA. 66-vjeçari Seagal kur iu dha shtetësisë ruse, tha se shpresonte se do të ishte një simbol se si marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit po fillonin të përmirësoheshin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu