Një depozitë e madhe ari me vlerë gjashtë miliardë dollarë është zbuluar në Turqi

Turqia ka zbuluar një depozitë të madhe ari që përmban rreth 99 milion ton metal të çmuar, me vlerë rreth gjashtë miliardë dollarë, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia, transmeton InfoShqip.com

Zbulimi pranë qytetit perëndimor të Sogut u njoftua nga Fahrettin Poyraz, i cili drejton sindikatat e kreditit bujqësor dhe kompaninë e plehrave Gubretas të Turqisë.

“Vlen pothuajse gjashtë miliardë dollarë”, i tha Poyraz Anadollit.

Ai theksoi se “brenda dy viteve ari i parë do të minohet dhe do të ndihmojë në forcimin e ekonomisë turke.” Aksionet e Gubretas janë rritur me gati 10 përqind në Bursën e Stambollit.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez tha në shtator se Turqia theu një rekord vitin e kaluar, duke prodhuar 38 tonë ar.

“Qëllimi ynë për pesë vitet e ardhshme është të prodhojmë 100 tonë ar në vit,” tha Donmez./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu