Një detaj që ju ka ikur, kush është fëmija që Totti i’a dorëzoi shiritin e kapitenit? (FOTO)

Largimi i ikonës së futbollit italian, Francesco Totti nga futbolli ka përlotur shumë tifozë anë e mbanë botës.

Në momentin e fundit para se të largohej nga stadiumi, tanimë ish-kapiteni i Romës e dorëzoi edhe shiritin e tij.

Totti shkoi në mes të fushës për ta dorëzuar shiritin tek një talent i madh i Romës.

Ishte 11-vjeçari Mattia Almaviva që Totti ia dorëzoi shiritin e kapitenit duke përlotur mbi 70 mijë tifozë të pranishëm në ‘Olimpico’.

Almaviva llogaritët si e ardhmja e Romës pasi në Romë të gjithë e shohin si pasardhës të denjët të kapitenit legjendar.

Gjesti i Tottit ishte për të rinjtë që ëndërrojnë ta bëjnë një karrierë si ai me vetëm një fanellë.

Kujtojmë që Totti zhvilloi 786 ndeshje me vetëm një fanellë të Romës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu