Një gropë e madhe hapet në asfalt derisa vetura ishte në lëvizje në Pensilvani, kamerat filmojnë momentin (VIDEO)

Rruga e asfaltuar ndonjëherë mund të jetë ‘e mbushur’ me kurthe që mund t’ju lënë pa mend. Një gjë e tillë i ndodhi edhe një shoferi në njërën nga rrugët e shtetit amerikan Pennsylvania.

Makina u përmbyt në një gropë që ‘doli’ papritmas në rrugë derisa ajo po i afrohej një kryqëzimi në Easton. Videoja e kamerës kapi momentin kur SUV ra në gropë në pjesën jugore të qytetit.

Për fat të mirë, nuk u raportuan lëndime dhe shoferi ishte në gjendje të dilte nga automjeti me kohë, raporton CNN. /kp/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu