Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar si pasojë e tërmetit në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5.8 shkallë të Rihterit ka tronditur një qytezë bregdetare në Turqi të martën, duke shkaktuar panik te banorët.

Dhjetëra persona raportohet se janë lënduar pasi që kanë kërcyer nga dritaret dhe ballkonet, teksa një adoleshente vdiq pasi u dërgua në spital, ka raportuar AP.

Nuk është raportuar për dëme të mëdha.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ka njoftuar se tërmeti ndodhi në orën 2:17 të mëngjesit dhe epiqendra e tij ishte në Detin Mesdhe, pranë vendpushimit turistik Marmara.

Tërmeti në fjalë u ndje në rajonet fqinje, përfshirë ishullin grek të Rodosit, duke zgjuar shumë njerëz nga gjumi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya ka shkruar në rrjetin social X se një vajzë 14-vjeçare ishte nisur për në spital dhe vdiq si rezultat i sulmit të panikut.

Ai ka thënë se rreth 70 persona të tjerë u trajtuan për lëndime pasi u hodhën nga dritaret ose ballkonet në panik e sipër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu