Një kafshim në Shtëpinë e Bardhë nga një prej qenve Biden

Dy pastorë gjermanë të Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden u kthyen javën e kaluar në shtëpinë e familjes Biden në Delaware pasi njëri prej tyre tregoi sjellje agresive në Shtëpinë e Bardhë, konfirmuan dy burime të afërta për CNN.

Dhe njëri prej tyre, i cili u adoptua nga Biden në nëntor 2018 nga një strehë qensh në Delaware, pati një incident me një anëtar të rojeve të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, shkruan CNN. Më saktë e ka kafshuar.

Megjithëse gjendja e vërtetë e të kafshuarit ashtë ende e panjohur, thuhet se sulmi ishte mjaft serioz aq sa qentë të ktheheshin në Wilmington.

Një person i njohur me sjelljen e këtyre qenve konfirmoi për CNN se ata janë në Delaware, duke theksuar se kjo nuk është asgjë e re për ta, pasi ata shpesh janë atje kur Jill Biden është në një udhëtim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu