Një liqen, dy shtete: Pse ka kaq debate rreth Liqenit të Ujmanit?

Në javët e fundit janë shtuar debatet për dialogun e Kosovës dhe Serbisë dhe sa herë që ka debate të tilla përmendet Liqeni i Ujmanit. Së fundi edhe SHBA ka dhënë katër rekomandime për shfrytëzimin e Ujmanit nga palët e përfshira, gjë për të cilën Kryeministri Kurti pavarësisht rëndësisë nuk ka gjetur kohë t’i lexojë rekomandimet e Amerikës.

Departamenti Amerikan për Energji ka dhënë katër rekomandime për shfrytëzimin e Ujmanit nga palët e përfshira. Të njëjtat parashohin përmirësimin e infrastrukturës së liqenit, formimin e një komisioni lumor, implementimin e një sistemi mbikëqyrës dhe përmirësimin e parashikimit të furnizimit me ujë.

Por sa dini për Liqenin e Ujmanit?

Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë, i cili shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Ky liqen ka sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë (nga të cilat 9.2 kilometra katrorë në territorin e Kosovës dhe 2.7 kilometra në territorin e Serbisë) dhe 370 milionë kub ujë. Penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1970-1984. Hidrocentrali prodhon 35 megavat për orë energji elektrike, kurse kanali Ibër-Lepenc është 49 kilometra i gjatë dhe është ndërtuar me fonde të buxhetit të Kosovës.

Kanali Ibër – Lepenci kalon nëpër territorin e pesë komunave – Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, duke kaluar nëpër 33 vendbanime rurale dhe dy qytete. Ky liqe menaxhohet nga ndërmarrja hidroekonomike “ Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë, që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të së cilës, bashkë me amerikanët, parashihet hartimi i një studimi të fizibilitetit me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. Kjo marrëveshje u nënshtrua nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Në anën tjetër Kryeministri Kurti ka deklaruar se qëndrojnë prapa çdo deklarate për liqenin e Ujmanit dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të ketë një kapitull të ri. Kryeministri ka bërë të ditur se nuk ka arritur që të lexojë raportin e fizibilitetit të nxjerrë nga Departamenti Amerikan për Energji. Veçse këtë shtoi se duhet ta bëjnë fillimisht ekspertët.

Shefi i ekzekutivit ka theksuar se negociatat me Serbinë janë përmbyllur me shpalljen e pavarësisë.

Për besë gjatë ditës nuk kam mbërri ta lexoj, porsa ta lexojnë ekspertët tanë, profesionistët”, u shpreh ai.

Kurti është pyetur edhe nëse do te diskutohet për ndarjen dhe shfrytëzimin e përbashkët të liqenit të Ujmanit.

Nuk besoj që duhet t’i bëjmë tre hapa përnjëherë. Ndonëse një gjë e tillë nuk është e mundur. Dialogu do të ketë kapitull të ri, duhet të dakordohemi për agjendën, tre hapa përnjëherë si bëjmë dot”, ka përfunduar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu