Një ndër personat e parë në botë që u prek nga koronavirusi tregon si filloi gjithçka

Një nga pacientët e parë me koronavirus në Wuhan, Kinë, aty ku ishte epiqendra e këtij shpërthimi tha se shumë më pak njerëz do vdisnin nëse qeveria kineze do ndërmerrte veprime më shpejt.

Wei Guixian, një shitëse e ushqimit detar në Wuhan, ishte një ndër 27 pacientët parë që u infektuan me koronavirusin, që shkakton një smëundje të frymëmarrjes të njohur si COVID-19.

Ajo së pari filloi të shfaqë simptoma në 10 dhjetor të vitit të kaluar, dhe u dërgua në Spitalin e Unionit Wuhan për trajtim më pak se një javë më vonë. Ajo kujtoi mjekët e saj që e përshkruanin sëmundjen si “shumë serioze” dhe “të pamëshirshme”.

Pacientja kujtonte edhe vajzat e saj dhe se si ndiheshin ato, derisa tha se do prekej shumë nëse do vdiste sidomos për vajzën e madhe, e cila i mbante dorën gjatë tërë kohës sa qëndronte në spital.

Edhe shitësit e tjerë që punonin në të njëjtin treg u kontrolluan në spital. Ndërsa Wei u shërua dhe doli nga spitali në janar. Ajo tha se mund të jetë infektuar nga një tualet public që e ndanin të gjithë shitësit në treg.

Pavarësisht se kontraktuan sëmundjen në mes të dhjetorit Organizata Botërore e Shëndetit mori së pari lajmet për koronavirusin më 31 dhjetor. Mjekët që trajtuan pacientët me koronavirus të hershëm u detyruan gjithashtu të heshtnin nga qeveria kineze.

Zyrtarët kinezë kanë ndaluar tregjet e mëdha ku shiteshin kafshë të gjalla e të ngordhura, në kushte të disfavorshme sanitare. Qeveria kineze miratoi gjithashtu një bllokim të paparë në disa provinca në vend, duke prekur dhjetëra miliona banorë.

Që nga 27 mars koronavirusi infektoi më shumë se 597,000 në të gjithë botën, dhe numri i vdekjeve globale ka tejkaluar 27,000. Në Kinë, ku filloi shpërthimi i koronavirusit, ka afro 82,000 dhe 3,300 vdekje.
Që nga shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, SHBA dhe Italia e kanë tejkaluar Kinën në numër të rasteve, me 104.661 njerëz të infektuar dhe 86.498 njerëz të infektuar respektivisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu