Një tërmet 5 ballë godet Detin Marmara të Turqisë

Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka goditur Detin Marmara të Turqisë, transmeton Anadolu.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e qytetit Marmaraereğlisi në provincën veriperëndimore Tekirdağ në orën 14:55 me kohën lokale.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 6.71 kilometrash.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya tha se pas tërmetit me magnitudë 5 ballë, deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme në Stamboll.

Deti Marmara lidh Detin Egje dhe Detin e Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu