Një tërmet prej 7.2 ballë goditi Taxhikistanin (VIDEO)

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Taxhikistanin.

Tërmeti ka ndodhur në orën 08:37 me orën lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti u regjistrua në një distancë prej rreth 80 kilometrash nga kufiri me Kinën dhe u ndje fuqishëm në zona të caktuara të provincës kineze të Xinjiang, përfshirë në Kashgar.

Departamenti i Hekurudhave të Xinjiang ka bërë thirrje për pezullimin e trenave të pasagjerëve në seksionin Aksu në Kashgar të Hekurudhës Jugore të Xinjiang.

Ky tërmet i fortë përveç Kinës është ndjerë edhe në Pakistan, Uzbekistan, Afganistan dhe Kinë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu