Një tërmet tjetër, bëhet me dije se tërmeti ka pasur një maggnitudë prej 7.7 rihter. Epiqendra ka qënë në Akpinar, me thellësi 10 km, transmeton InfoShqip.
Nderkohe lajmerohet se të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi. Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.
Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.










