Një tifoz e pyet drejtorin e Bayernit se a do të transferohet Ronaldo te kampioni gjerman

Drejtori i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, është pyetur në rrugë nga një tifoz nëse Cristiano Ronaldo do t’i bashkohet apo jo kampionit gjerman.

Derisa ecte rrugës të dielën mbrëma, një tifoz e ka pyetur legjendën boshnjake: “A do të vijë Ronaldo te Bayerni?”.

Ai është përgjigjur shkurt: “Jo”. Kur tifozi ka vazhduar me pyetjet: “Pse?”, Salihamidzic thjesht i ka rrudhur krahët duke hezituar të japë përgjigje të tjera.

Zyrtari i Bayernit ka thënë se Ronaldo është një lojtar me karrierë kulminante, mirëpo spekulimet që e lidhin me bavarezët, nuk janë të vërteta.

Të shtunën është raportuar se superylli portugez dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, një vit pas rikthimit në Old Trafford, kurse klubi gjerman u përmend si një nga destinacionet e mundshme. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu