Një tjetër bebe në familjen e Elitës

Pak javë më parë Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë.

Elita solli në jetë vajzën e saj Botën dhe që prej atij momenti nuk ka ndaluar së postuar foto me vogëlushen.

Mirëpo, në familjen e Elitës, ditën e djeshme është shtuar edhe një pjesëtar tjetër. Motra Elitës ka sjellë në jetë një djalë.

Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë Elita përmes disa fotove mjaft të ëmbla, ku shfaqet me mbesën dhe nipin në krahë.

“Mirëseerdhe bebi Kaan”, shkruan Elita krahas fotos.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu