Një tjetër çift brenda Big Brother? Kristi dhe Kejsi flenë të përfaquar me njëri-tjetrin

Banorët e “Big Brother Vip”, Kristi dhe Kejsi kanë fjetur në krah të njëri-tjetrit, së bashku në një shtrat. Dyshja pas flirteve, janë shtrirë për të fjetur bashkë mbrëmjen e djeshme.

Kjo ishte hera e parë që dy banorët fjetën bashkë në të njëjtin shtrat, ndërsa përqafimet mes tyre nuk munguan.

Ndonëse këtë radhë i “detyroi” në një farë mënyrë lidhja me litar, netët në vazhdim do të shohim nëse ata do vijojnë të qëndrojnë bashkë.

Më herët Kristi ka shprehur pëlqimin ndaj Kejsit, duke e ngacmuar me batuta, por nuk dihet nëse pëlqimi i tij do tëa avancojë më tej, kjo mbetet për t’u parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu