Një tjetër shqiptar triumfon në zgjedhjet e Amerikës

Kandidati shqiptaro-amerikan, Vedat Gashi, është rizgjedhur si ligjvënës i Westchester Country. Shqiptari Vedat Gashi, u rizgjodh për të dytën herë me radhë në legjislaturën e Rrethit Westchester, SHBA ku do të perfaqesojë distriktin e 4.

Fitoren e tij Gashi ja dedikoi familjarëve dhe përkrahësve të tij të cilet punuan pandalur në fushatën e tij. Në fjalimin e tij fitues Gashi iu tha të pranishmëve se kjo fitore nuk do të ndodhte pa ndihmën e atyre që e përkrahën.

“Faleminderit votuesve që më rizgjodhën dhe faleminderit të gjithëve për thirrjet, mesazhet, emailet, postën zanore, mesazhet në Facebook dhe Instagram. Jam i përulur nga e gjithë mbështetja. Unë do të kthej çdo mesazh, por fillimisht jam i angazhuar të heq të gjithë posterat e përdorur në fushatë”, shkruan Vedat Gashi në Facebook.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu