“Një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, lutuni për shpirtin e tij”, Selvije Jao përkujton Shpat Kasapin për Ramazan

Me nisjen e muajit të shenjtë i Ramazanit, Selvija Jao ka përkujtuar bashkëshortin e ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi. Ajo ka shkruar se kjo periudhë është një përkujtim i dhimbshëm i humbjes së bashkëshortit të saj. Ka ndarë dy fotografi bardhë e zi, ku shfaqet e përqafuar me të, duke theksuar mungesën e tij në jetën e saj.

“Ramazani po vjen… një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është jeta jonë pa Shpatin,” shkruan Selvija, duke kërkuar gjithashtu që ndjekësit ta përfshijnë Shpatin në lutjet e tyre: “Një lutje për shpirtin e tij. Allahu e mëshiroftë.”

Megjithë dhimbjen, ajo u uron ndjekësve një Ramazan të bekuar, duke u përpjekur të sjellë shpresë dhe forcë: “Inshallah Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë këtë muaj të bekuar!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu