Një person ka humbur jetën dhe dy janë lënduar në një aksident të rëndë që ka ndodhur rreth orës 16:00 në autostradën afër Obrenovcit, në drejtim të Beogradit, Serbi – ku janë përplasur dy vetura.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, një person nga vetura “Fiat” ka mbetur i vdekur, ndërsa pasagjeri i lënduar nga Fiati dhe drejtuesi i në “Hyundai” janë transportuar për në spital.
Sipas informacioneve jozyrtare – dhe siç shihet në pamje – në momentin e përplasjes një nga pjesëmarrësit në aksident, drejtuesi i “Fiat Punto”-s ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Danas, Miloš Veliki kod Obrenovca…
Pazite se, ovakve stvari su nenormalne, šta nam se događa. Žalosno, žalosno… pic.twitter.com/uBewaFjrnv— Života Govedarević (@zgovedarevic) September 3, 2023










