Njëra nga Kosova dhe tjetra nga Shqipëria, ja kush janë dy pilotet e para të “Defender 21” që po lavdërohen nga SHBA

Valdeta Mehanja dhe Armela Murati janë dy pilotet shqiptare që marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”, të cilat janë lavdëruar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë për suksesin e tyre.

Përmes një postimi Ambasada shkruan se, Mehanja dhe Murati janë pilotet e para të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë.

“Foto e Ditës | Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë. Togerja e 2-të Valdeta Mehanja (majtas), pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në #DefenderEurope 21. DEFENDER-Europe 21 nxit ndërveprimin midis aleatëve të NATO-s dhe vendeve partnere”, shkruan Ambasada.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu