Njeriu që i shpëtoi jetën Berishës: Ilir Meta kërkonte kokën e tij!

“Kam bërë një veprim shumë të mirë. Jo vetëm pse i shpëtova jetën Sali Berishës dhe të tjerëve atë natë, por edhe pse shmangëm një kasaphanë”

Kështu ka deklaruar Bajram Hidri i cili e kujton mirë natën e 28 nëntorit 2000, kur bashkë me 10 persona të tjerë ishin brenda selisë së PD-së, e cila ishte rrethuar nga dhjetra forca speciale të nisur me urdhër të ishkryeministrit Ilir Meta, që të ndalohej me çdo kusht Sali Berisha.

Si ia shpëtove jetën Sali Berishës?

Ja shpëtova se në momentin që forcat speciale u afuan te PD-ja, dy shokët e mi dolën të armatosur për tu kundërpërgjigjur.

Por unë u dola përpara dhe i ndalova ata të dy, njëri prej të cilëve, pak kohë më parë shoqëroi edhe Edi Ramën në Tropojë, kur shkoi për takime.

Pra ishte ndërhyrja ime, që iu shpëtua jeta Sali Berishës dhe drejtuesve të tjerë në PD, ndryshe do të ishte bërë kasaphanë.

Por kjo ndodhi atëherë, sepse tani Berisha është bërë ortak me ata që donin ta vrisnin.

Mbaj mend se u morën në telefon disa prej udhëheqësve të huaj të asaj kohe. Gjatë kësaj kohe ne ishim të rrethuar, dhe skena të tilla unë nuk kish parë as në filma.

Ne ishim brenda me drita të fikura, sepse nga tarracat e pallateve na ishin drejtuar armët me rreze lazer me pikë të kuqe, që të diktonin sapo të nxirrje kokën. Kemi patur një ankth të paparë.

Me dhjetra njerëz u masakruan vetëm pse kaluan në ato orë afër selisë së PD-së. Sot me vjen keq pse luftuam për disa horra, që nuk e dinin se ku ishte selia e PD-së. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu