Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka vite që e ka zënë një hall shumë unik dhe i cuditshëm. Ai vazhdimisht po përpiqet t’ja mbushë mendjen njerzëve që nuk ka synim të kandidojë për kryetar të Vetëvendsjes.
E megjithatë duket se askush nuk i beson. Vazhdimisht i thonë se ke synim postin e kryetarit, madje edhe kur del para mediave në Shqipëri, për Ahmetin nuk mungon edhe pyetja a synoni të bëheni kryetar i Vetëvendosjes?
Edhe sot Ahmeti ripërsëriti në një shkrim se nuk synon të bëhet kryetar i Vetëvendosjes.
“Prandaj edhe nuk e kuptoj diskutimin e frikës nga kandidimi im për kryetar të Lëvizjes në vitin 2015. As këtë gjë askush nuk e ka diskutuar me mua direkt atë vit. Po të më pyeste dikush në vitin 2015, për dy minuta do i tregoja se nuk kam pas kurfarë ambicie e as dëshire me u bo kryetar i LVV. Këtë e kam përsëritur disa herë në forumet e Lëvizjes gjatë gjithë kësaj periudhe. Po e them edhe njëherë edhe sot; nuk kam interesim, ambicie e as dëshirë për të kandiduar për kryetar të LVV. As në vitin 2015, as në vitin 2018 e as në vitin 2021 e as më vonë.“ shkruan Shpend Ahmeti.
Por, as kjo nuk duket e mjaftueshme për publikun. Madje deputetët Fisnik Ismaili dhe Liburn Aliu filluan grindjen nëse kërkon apo nuk kërkon Shpend Ahmeti të bëhet kryetar.
E ky makth i Shpendit nuk duket se do të përfundojë prandaj ai ka vetëm dy zgjidhje: Të bëhet Kryetar i Vetëvendosjes ose të bëhet Kryetar i Vetëvendosjes.-Ervin Shkulaku/albe










