Njihuni me vendin e vogël që po mposht me sukses koronavirusin, prej një jave nuk shënohet asnjë rast i ri me COVID-19

Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) nuk ka konfirmuar asnjë rast të ri me koronavirus prej një jave.

Ministri vendas i Shëndetësisë Ali Pili, tha se në javën e fundit janë kryer 2868 teste, por asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rasti i parë me koronavirus në këtë vend u shfaq në 10 mars, kur një turist gjerman që po vizitonte zonën rezultoi i infektuar.

Deri tani në Qipron Turke janë konfirmuar 108 raste, nga të cilët 87 kanë arritur të shërohen, ndërsa 4 kanë humbur jetën.

Që në fillim të shfaqjes së rastit të parë, vendi mori masa të rrepta, duke pezulluar shkollat dhe mbyllur shumicën e bizneseve.

Të gjithë qytetarëve u është kërkuar të mbajnë maska për fytyrën dhe të dalin vetëm për nevoja thelbësore. Në Qipron greke sakaq së fundi u regjistruan 9 raste të reja, duke e çuar ne 804 totalin e të infektuarve, teksa vdekjet janë 14.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu