Njoftim i rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë transit drejtë Kosovës dhe ata që largohen

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka publikuar udhëzimin për bashkatdhetarë që jetoni në vende të ndryshme të Europës. MPJD ka shpërndarë udhëzimin ku qytetarët që udhëtojnë transit drejtë Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera mund të orientohen.

Gjithashtu në njoftim MPJ ka bërë të ditur se Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë, të gjithë personat para nisjes duhet të kontaktojnë ambasadat apo konsulatat më të afërta në shtete që jetojnë.

Njoftimi i plotë:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë që jetoni në vende të ndryshme të Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejtë Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera. Në grafikat e mëposhtme gjeni detajet, meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë. Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara. Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu